Rama dhe Manastirliu inspektojnë laboratorin ultramodern të analizave: I njeti edhe në katër spitale të tjera

Rama dhe Manastirliu inspektojnë laboratorin ultramodern të analizave: I njeti edhe në katër spitale të tjera

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, së bashku më Ministren e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu kanë zhvilluar një inspektim në ambientet spitalore të Qendrës Universitare Nënë Tereza.

Aktualisht, aty është hapur një laborator ultramodern i analizave, i cili do të shtrihet në territor, si rrjet kombëtar i laboratorëve publikë shëndetësore në vend.

Ministrja në fjalën e saj bëri me dije se brenda korrikut i njëjti laborator do të jetë edhe në spitalet e Shkodrës, Elbasanit, Lezhës dhe Durrësit.

Ajo shtoi se brenda tetorit do të jenë të gjithë spitalet të përfshira në këtë program.

“Në QSUT ka filluar edhe implementimi i projektit të Partneritetit Publik Privat për laboratorët. Janë planifikuar 18 spitale në të gjithë vendin të bëhen pjesë e këtij rrjeti. Aktualisht janë 5 spitale në Tiranë në të cilët ka filluar zbatimi i këtij partneriteti, duke ofruar një gamë të gjerë të analizave si dhe spitalin e Fierit dhe Beratit, duke rritur me mbi 50% edhe në spitalet rajonale llojshmërinë e testeve dhe analizave laboratorike që kryhen në spitalet tona. Krijojmë kështu mundësinë të diagnostikimit dhe të ndjekjes më të mirë të pacientëve”, tha Manastirliu.
Duke bërë me dije se standardi do të jetë i njëjtë në të gjithë laboratorët e rinj, Manastirliu theksoi se po përdoret për herë të parë sistemi i kompjuterizuar i të gjithë analizave.
“Për herë të parë vendosim një sistem të kompjuterizuar të gjithë analizave dhe përfshirja e këtij sistemi, jo vetëm në QSUT, por në të gjithë spitalet që janë përfshirë në këtë partneritet, krijon më shumë lehtësi për të çertifikuar analizat. Tashmë pacientët nuk do të kenë më nevojë të vijnë në QSUT, se QSUT i ka analizat më cilësore. I gjithë standardi është i njëjtë. Jemi duke çertifikuar laboratorët sipas standardeve ndërkombëtare. Dhe garantojmë më shumë siguri edhe për diagnostikën edhe të ndjekjes të pacientëve”, tha Manastirliu.

Laboratori është një risi teknologjike më pajisje robotike për kampionët.

Në 18 spitale publike do të investohen për ofrimin e shërbimit cilësor dhe zgjerimit të gamës së analizave, duke rritur mbulimin shëndetësor dhe duke reduktuar pagesat nga xhepi për qytetarët.

Aktualisht ky partneritet është shtrirë në 7 spitale publike, duke filluar nga QSUT dhe 4 spitalet e tjera universitare të Tiranës si dhe në spitalin Rajonal të Fierit dhe Beratit, për të vijuar më pas, sipas kalendarit, me shtrirjen në të gjithë spitalet rajonale dhe në dy spitale bashkiake brenda këtij viti.

Përmes këtij partneriteti, parashikohet një shtim i volumit të analizave me standard dhe siguri e lartë në rrjetin e ri të laboratorëve publikë në vend.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy