Protestat në Iran, Gjikondi: Shqipëria, Maqedonia dhe Kosova, të vetmet që nuk reaguan

Protestat në Iran, Gjikondi: Shqipëria, Maqedonia dhe Kosova, të vetmet që nuk reaguan

Brizida Gjikondi komenton vrasjen e Mahsa Aminit nga policia e moralit në Iran pasi hoqi shaminë nga koka, shoqëruar me protesta masive dhe me humbje të tjera jete.

Në emisionin “Arnautistan” të Mustafa Nanos në MCN Tv, Gjikondi e cilësoi si ngjarje që do mbetet në histori, duke thënë se është hera e parë për feminizmin në Iran.

Sipas saj gratë dhe vajzat kanë të ndaluar të shkojnë në stadiume apo plazh, ku mbahen si kategori të dorës së dytë.

Lidhur me mungesën e reagimit në Shqipëri për këtë ngjarje, Gjikondi deklaroi se femra shqiptare është pjesë e shoqërisë shqiptare dhe po kalon një sëmundje dhe reagon kur ka drama të mëdha, ndonjë përdhunim apo vrasje dhe ndodh kur ka ndodhur ngjarja dhe pastaj shkon ndjek idhullin dhe ndjekin gratë dhe vajzat e bëra.

Bëra një video duke prerë flokët e mia dhe e hodha në rrjet për të treguar, se Shqipëria është me ju dhe e shpërndava se më pataksi, se përveç Shqipërisë, Maqedonisë dhe Kosovës, në të gjitha vendet e Ballkanit, Europës po e po, pati reagim me prerje flokësh.

Vetëm Shqipëria nuk është bashkuar me këtë revolucion që po ndodh në botë. Gratë kanë të njëjtat problematika. Ne që përpiqemi të imitojmë pjesën e degraduar të Europës me botokse dhe çanta firmato, ne na mungon shpirti.

Një vajzë u ekzekutua pa shaminë e famshme me gjashtë plumba se hoqi shaminë. Vetëm shpirti i tyre e di se çfarë po heq.

Vajzat e gratë e kësaj epoke në Shqipëri, pak janë të lexuara. Por ne e kemi nga qejfi, ato e kanë nga halli.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy