Kodheli: Nga sot në FA shërben një gjenerale

Kodheli: Nga sot në FA shërben një gjenerale

Manushaqe Shehu hyn në histori si e para femër që shërben si gjenerale në Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë.

Gradimi i gjeneral brigade Manushaqe Shehut u bë sot në një ceremoni të veçantë në mjediset e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura.

Në fjalën e saj, ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, e konsideroi këtë, si një ditë historike për Forcat e Armatosura Shqiptare dhe vlerësoi gjeneral brigade Manushaqe Shehu për kontributin e saj më shumë se 30-vjeçar në FA.

Ministrja Kodheli vlerësoi gjithashtu gjithë ushtarakët shqiptarë, për të cilët shprehu bindjen se bashkë mund të arrijmë çdo synim. ”Ne mund të arrijmë maja, targete të pamenduara të mundura më parë. E kam thënë që nuk do të largohesha nga ministër pa bërë një gjenerale grua dhe në fakt ju e bëtë realitet këtë gjë më vlerësimin që i keni dhënë si komision.”

Nga ana e saj, gjeneralja e sapograduar Manushaqe Shehu, shprehu mirënjohjen për lidershipin e ministrisë së Mbrojtjes dhe Forcave të Armatosura, për vlerësimin dhe besimin e treguar ndaj saj, i cili siç tha ajo, “do të thotë impenjim, përgjegjësi dhe mbi të gjitha, përkushtim ndaj detyrës, përkushtim ndaj punës, ndaj atdheut.”

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy