Disa bashki të qarkut të Elbasanit kanë mungesë të energjisë elektrike si pasojë e motit të keq, i shoqëruar me reshje intensive shiu, raporton korrespondentja e Mcn Tv Entela Duka në edicionin e lajmeve.
“Kanë nisur problematikat e para si pasojë e reshjeve intensive, që janë intensifikuar rreth 20 minuta më parë. Intensiteti i reshjeve është shumë i lartë duke krijuar vështirësi në lëvizjen e qytetarëve, por dhe trafik të rënduar. Ka mungesë energjie elektrike në disa bashki të qarkut të Elbasanit dhe Xhyrë të Librazhdit. Situata paraqitet e rënduar në njësinë administrativë Skënderbegas të Bashkisë së Gramshit dhe Stravraj të Bashkisë së Përrenjasit”.



