Në Kosovë mbi 10 mijë persona të varur nga droga, 5 mijë nga kokaina

Në Kosovë mbi 10 mijë persona të varur nga droga, 5 mijë nga kokaina

Në Kosovë, numri i përdoruesve të lëndëve narkotike është rritur dukshëm. Instituti “Labyrinth”, të cilit i referohet Zëri.info, raporton se në total, Kosova ka rreth 40 mijë përdorues të drogave të ndryshme.

Por ajo që bie në sy më shumë është ulja e moshës së përdoruesve, të cilët janë kryesisht 25-vjeçarë. Rreth 10 mijë përdorues të drogës janë të varur dhe e përdorin drogën për çdo ditë.

“Ne kemi kategorinë përdorues problematik. Përdorues problematik janë ata të cilët e përdorin (drogën) në baza ditore të cilët janë të varur nga droga të cilët janë në konflikt me ligjin kanë probleme. Janë duke e kaluar 10 mijëshin kjo kategori,” thotë Safet Blakaj nga Instituti “Labyrinth”.

Shifrat tregojnë një rritje të përdoruesve të kokainës.

“Kokaina po e kalon gjysmën e tyre, pra mbi pesë mijë (përdorues). Alarmante nuk e kisha quajtur, është shqetësuese sepse janë duke e përdorur në baza ditore dhe kjo paraqet problem.”

Megjithatë, statistikat e policisë së Kosovës për vlerën e drogës së konfiskuar tregojnë një pamje tjetër. Në vitin 2024, sipas shifrave zyrtare, janë konfiskuar gati 19.5 kilogramë heroinë, 992 gramë kokainë, 103 kilogramë marihuanë dhe rreth 25 bimë kanabisë.

Për këtë sasi të drogës dhe lloje të tjera janë arrestuar 209 persona.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy