
Fëmija e parë që ka ardhur në jetë për vitin 2018 është djalë dhe ka lindur në Spitalin Universitar Obstetrik Gjinekologjik "Koço Gliozheni" në Tiranë.
Djali është quajtur Lael dhe peshon 4 kg e 100 gramë dhe erdhi në jetë pak çaste pasi kishte hyrë viti i ri 2018 në orën 00:01 minuta dhe sipas mjekëve gëzon shëndet të plotë së bashku me nënën e tij.
Mjekja gjinekologe, Banu Shushku në një prononcim për mediat u shpreh se: "Ishte kënaqësi që morëm pjesë në lindjen e bebes së parë për vitin 2018. Fëmija lindi me operacion, dhe lindi 4 kg e 100 gramë me gjatësi 52 cm, me parametrat vitale normale".
Ndërsa pak sekonda pas tij në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë” ka lindur një vajzë. Vogëlushja me emrin Nadia gëzon shëndet të plotë. Mjeku që asistoi në lindjen e Nadias tha se vogëlushja lindi brenda të gjitha parametrave, ndërsa bëri një apel për çiftet e reja që të sjellin në jetë më shumë fëmijë.



