Zjarr me përmasa të mëdha në Babicë të Vlorës, rrezikohet një banesë (VIDEO)

Zjarr me përmasa të mëdha në Babicë të Vlorës, rrezikohet një banesë (VIDEO)

Një zjarr i përmasave të mëdha ka rënë mesditën e së dielës në varrezat e fshatit Babicë, në Vlorë.

 

Për shkak të erës së fortë, flakët janë përhapur me shpejtësi, duke rrezikuar edhe një banesë pranë zonës së përfshirë nga zjarri.

 

Forcat zjarrfikëse kanë ndërhyrë në kohë, duke shmangur rrezikun për banesën, ndërsa vijojnë përpjekjet për shuarjen e plotë të flakëve.

 

Si pasojë e përhapjes së zjarrit, janë djegur edhe dhjetëra ullinj shekullorë, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme në zonë.

 

Ndërkohë, flakët vijojnë të jenë prezente në disa vatra.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy