Koronavirusi penalizon Trump, Joe Biden del fitues në sondazhe

Koronavirusi penalizon Trump, Joe Biden del fitues në sondazhe

Ish-zv/presidenti Joe Biden ka kaluar me pikë presidentin e SHBA-së Donald Trump në sondazhet e realizuara për zgjedhjet presidenciale që pritet të mbahen në nëntor të 2020-ës.

Rezultatet e fundit të Ipsos/Reuters, zbuluan 45 përqind e të anketuarve kishin votuar për Biden, ndërsa vetëm 39 përqind për Trump, kurse në sondazhin e Cbs/YouGov rezultati ishte 49% Biden dhe 43% Trump.

Duke shënuar kështu për herë të parë një diferencë prej 6 pikësh, shumë më e lartë sa Hillary Clinton e kishte llogaritur për zgjedhjet presidenciale të vitit 2016.

Dominanca e Biden në sonadazhe është pasojë e drejtpërdrejt, sipas analistëve, e vendosjes para përgjegjësisë e kreut të Shtëpisë së Bardhë për shkak të emergjencës së krijuar si pasojë e koronavirusit.

Ndërkohë, 47 përqind e votuesve janë shprehur se nuk e kanë dëgjuar Biden të flasë në lidhje me epideminë. Megjithatë, zgjedhjet presidenciale janë ende gjashtë muaj larg dhe deri atëherë gjithçka mund të ndryshojë.

Pavarësisht kësaj, Trump është thënë se del favorizues nga një mesatare e disa sondazheve të tjera, që e nxjerrin atë fitimtar në 55 përqind të votuesve.

Gjithsesi, popullariteti i tij i lartë përgjatë kësaj periudhe ka shënuar rënie, ndoshta kjo për shkak të një “asi” nën mëngë.

Nga ana tjetër, Joe Biden është akuzuar për ngacmim seksual nga Tara Reade, ish-bashkëpunëtorja e tij pretendon se ajo është ngacmuar seksualisht në vitin 1993 nga senatori i atëhershëm i Delaware. Biden i ka mohuar akuzat, duke u shprehur se një gjë e tillë s’ka ndodhur asnjëherë.

Megjithatë, 38 përqind e votuesve demokratë mendojnë se përballë presidentit Donald Trump duhej të ishte një kandidat tjetër. Ndërsa 61 përqind e votuesve shprehin besim tek kandidatura e tij për Presidencialet e 2020-ës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy