Fluks vizitorësh të huaj në qytetin e Shkodrës/ Rezervime deri në ditët e para të janarit (VIDEO)

Fluks vizitorësh të huaj në qytetin e Shkodrës/ Rezervime deri në ditët e para të janarit (VIDEO)

Në ditët e parë të dhjetorit, qyteti i Shkodrës po frekuentohet nga vizitorë polakë, gjermanë, turq dhe malazezë. 

 

Korrespondentja e MCN Tv në Shkodër, Bendis Druni tha përmes një lidhjeje të drejtpërdrejtë me studion e MCN Live se deri në ditët e para të janarit një pjesë e madhe e strukturave akomoduese janë të rezervuara. 

 

Ka vizitorë nga Polonia, Gjermania dhe grupe të shumta nga Turqia. Nuk mungojnë dhe vizitorët nga Mali i zi. Ka edhe vizitorë nga Lushnja, Dibra dhe Korça. 

 

Që prej 3 vitesh aktivitetet që organizohen në Shkodër janë të larmishme dhe për vizitorët që duan të përjetojnë një eksperiencë ndryshme. 

 

Edhe përgjatë festave të nëntorit Shkodra ka qenë e prenotuar.

 

Ka shumë rezervime edhe tani. Përveç hoteleve dhe bujtinave në Shkodër ofrohet dhe shërbimi i apartamenteve që ofrojnë çmime të larmishme nga 2500 lekë nata në dalje të qytetit deri në 6000 mijë lekë nata në qendër. Jemi në kapacitete të plota dhe deri në ditët e para të janarit ka rezervime. 

 

Edhe në Theth ka rezervime të shumta. Janë më të shumta se viti i kaluar dhe njësitë akomoduese janë të kënaqura. Rezervimet janë kryesisht gjatë fundjavës dhe nga vizitorë shqiptarë. Edhe Kelmendi, Vermoshi e Tamara ka rezervime të kënaqshme, por mungojnë reshjet e dëborës. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy