Kryepeshkop Joani pret delegacionin e kishës ruse, diskutimi për luftën në Ukrainë

Kryepeshkop Joani pret delegacionin e kishës ruse, diskutimi për luftën në Ukrainë

Kryepeshkopi i Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Imzot Joani, priti sot një delegacion të Kishës Ortodokse të Rusisë, të kryesuar nga Hirësia e Tij Andoni, Mitropoliti i VoloKolamskut, Kryetar i Departamentit për Marrëdhënie të Jashtme të Kishës së Rusisë. 

Në përbërje të delegacionit ishin gjithashtu, Protopresviteri Nikolaj Balashov dhe Protopresviteri Igor Jakimçuk.

Nga ana e Kishës së Shqipërisë ishin të pranishëm, Mitropoliti i Elbasanit Andoni, Mitropoliti i Amantias Nathanaili dhe Episkopi i Krujës Anastasi.

Gjatë takimit u shkëmbyen mendime mbi marrëdhëniet ndërortodokse, si dhe mbi tema të ndryshme që lidhen me dëshminë e Ortodoksisë në botën e sotme. 

U vu theks i veçantë mbi çështjen madhore të paqes në Ukrainë, duke u theksuar gjithashtu nevoja për lutje, dialog dhe përpjekje të vazhdueshme për arritjen e saj.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy