India hap Taj Mahalin edhe pse numri i të infektuarve me COVID rritet

India hap Taj Mahalin edhe pse numri i të infektuarve me COVID rritet

Taj Mahal dhe disa shkolla në Indi u rihapën të hënën, ndërsa autoritetet vendosen të nxisnin ekonominë e vendit të dëmtuar nga koronavirusi, pavarësisht numrit të infektuarve në rritje.

India, vendi i 1.3 miliardë banorëve dhe disa qyteteve me dendësinë më të madhe në botë, ka regjistruar më shumë se 5.4 milionë raste Covid-19, duke u pozicionuar në vendin e dytë, pas SHBA-së.

Por, pas një bllokimi të rreptë në muajin mars, një masë kjo që dëmtoi jetesën e dhjetra miliona qytetarëve, kryeministri Narendra Modi hezitoi të kopjojë disa vende të tjera dhe të bllokojë edhe njëherë tjetër aktivitetin ekonomik në vend.

Përkundrazi, në vend të këtij veprimi, qeveria ka lehtësuar gjithnjë e më shumë masat e vendosura, duke përfshirë hapjen e disa linjave të transportit hekurudhor dhe ajror, tregjet dhe restorantet dhe në fund fare hapjen për vizitorët të Taj Mahalit.

Shumë njerëz humbën punën e tyre gjatë masave bllokuese. Ata kanë vuajtur shumë dhe është koha që vendi të hapet plotësisht”, tha Ayub Sheikh, 35-vjeç, ndërsa vizitoi Taj Mahal së bashku me bashkëshorten dhe vajzën.

Ne nuk kemi frikë nga virusi. Nëse infektimi do jetë diçka e pashmangshme, një gjë e tillë do të ndodhë. Shifrat e vdekshmërisë kanë rënë. Unë nuk mendoj se virusi do të zhduket shumë shpejt, por ne duhet të mësohemi të bashkëjetojmë me të”, i tha Sheikh AFP

Taj Mahal është një nga destinacionet më të njohura turistike në Indi. Zakonisht ky destinacion turistik tërheq 7 milionë vizitorë në vit, por që nga marsi ishte mbyllur.

Autoritetet deklaruan se ishin vendosur rregulla të rrepta të veçimit shoqëror, ndërsa vizitorët nuk lejohen që të prekin mermerin e bardhë të mauzoleumit.

Stolat e famshëm ku turistët ulen për një foto, do dezinfektohen dhe do të pastrohen rregullisht.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy