Reshjet e dendura të borës të rëna kryesisht në zonat malore të vendit, po vijojnë të krijojnë vështirësi në rrugën që lidh me Thethin.
Siç mund të shihni në pamjet më poshtë, në Qafë Thore, pjesa e tuneleve është e bllokuar.
Autoriteti Rrugor Shqiptar bën me dije se po punohet pa ndërprerje për pastrimin e plotë të rrugës deri në Theth dhe kthimin në normalitet të këtij aksi.
Sqarohet se era e fortë dhe rënia e ortekëve e bën më të vështirë punën edhe për punëtorët që janë ty. Po ashtu bëhet me dije se qarkullimi në Bogë-Qafë Thore, kryhet pa problem.



