Me skemën e re lehtësuese të ndërrmarë nga OSHEE, familjarët debitorë do të paguajnë një këst fiks prej 2 800 lekësh të rinj në muaj.
Në një intervistë për TemA TV Drejtoresha e Shitjes dhe Arkëtimit në OSHEE, Albana Ferraj thekson se përmes kësaj skeme debitorët do të kenë një faturë të përballueshme të energjisë elektrike. Sa u përket familjeve me ndihmë ekonomike ato do të paguajnë 1 200 lekë të rinj në muaj, ndërsa afati i pagesës së debisë shtyhet deri më 31 dhjetor të këtij viti.
Ndryshimet në pagesat e energjisë elektrike, këste fikse 2800 lekë/muaj



