Spanja në 24 orët e fundit ka regjistruar 565 të vdekur, duke e çuar në 20.043 numrin total të viktimave nga koronavirusi.
Lajmin e bëri publik ministri spanjoll i Shëndetësisë këtë të shtunë.
Që nga fillimi i pandemisë atje kanë humbur jetën në total 20 043 persona.
Gjatë 24 orëve të fundit, listës iu shtuan 565 raste të reja.
Ky numër është një ulje e lehtë krahasuar me shifrat e së premtes, kur humbën jetën 585 të prekur.
Spanja është një nga vendet më të goditura nga Covid-19, pas Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Italisë.



