Protesta/ Bello: I treguam botës sa europianë jemi. Merko: Durimi është i fitimtarëve. Gjeka: Duam restart

Protesta/ Bello: I treguam botës sa europianë jemi. Merko: Durimi është i fitimtarëve. Gjeka: Duam restart

Në studion e MCN Informacion, tre aktivistët Klajdi Bello, Etleva Merko dhe Përparim Gjeka, diskutuan në lidhje me protestën para kryeministrisë. Gjeka tha se protesta po kërkon një kontratë të re sociale.

 

Merko u ndal te pjesëmarrja e turisëtve të protestë, ndërsa theksoi se vetëm duke e vijuar angazhimin në të, ajo do t’i arrijë të gjitha qëllimet e saj. 

 

Ndërkohë, Bello tha se kjo protestë tregoi sa europianë janë shqiptarët. 

 

Përparim Gjeka 

 

Është protesta më e bukur në botë. Ato që janë arritur në një muaj ishin të paparashikueshme. Është mirëpritur nga të gjithë ata që morën pjesë më vonë, që ndien këtë energji të jashtëzakonshme. 

 

PD është në një problem të madh legjitimiteti në popull. Edhe ata kanë pasur kohë ti bëjnë protestat, por nuk ishin në gjendje ta sillnin popullin në shesh. Kjo tregon rënien e legjitimitetit politik të tyre. Ata janë një opozitë e dobët, janë bashkëpunues me PS. Kjo lëvizje është antiestablishment. 

 

Ne duam një restart, një kontratë të re. Ky është misioni kryesor i kësaj qeverie. Nuk mundet që vullnetin popullor ta shfrytëzojnë këto parti. Nuk mundet të merren vendime pa vullnetin popullor. 

 

 

Klajdi Bello 

 

Gjatë 13 viteve, Rama ka dëgjuar vetëm kriminelët. Euro ka humbur vlerën e vet. Çmimet rriten, qiratë rriten. Prona po na merret me VKM, po u jepet oligarkëve e të huajve. Mesa duket Rama gjatë 13 viteve ka dëgjuar vetëm krimin dhe oligarkët. Tani edhe oligarkët ndërkombëtarë apo ndryshe pushtuesit. Populli protestues nuk e njeh më Ramën si kryeministër. Këto është brë gjenocid, sepse ndryshe nuk mund të kuptohet ikja e shqiptarëve. Ky deputet gjysmat e ministrave i ka nën hetim. Merret me aktivistët që janë njerëz të lirë. Janë qytetarë që kanë të dashurit e tyre të shpërndarë nëpër gjithë botën. 

 

Që nga dita 1 urojmë të përfundojë sa më shpejt për të çliruar të gjithë tensionin shoqëror. Diaspora janë bijtë dhe bijat e shqiptarisë. Nuk do të biem pre e provokimeve sado kjo qeveri ende në pushtet, që zvarritet dita-ditës, nuk do ia dalë. Të gjithë të vijnë siç kanë ardhur deri më sot. Ne me kreativitet i kemi mbytur edhe kemi arritur në zemrën e secilit. Kjo protestë është qytetare dhe ne po i tregojmë Europës mbarë që ne jemi europianë. 

 

Etleva Merko 

 

Turistët na janë bashkuar.  I ftoj qytetarët të dalin përditë në shesh, që t’i japim Ramës mesazhin se nuk largohemi nga ai shesh pa largimin e tij.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy