Dita Ndërkombëtare e Paqes është themeluar me 21 shtator 1981 nga Kombet e Bashkuara.
E themeluar në vitin 1981 me rezolutë unanime të Kombeve të Bashkuara, Dita e Paqes siguron një datë të përbashkët globalisht për të gjithë njerëzimin për t'u përkushtuar ndaj paqes mbi të gjitha dallimet dhe për të kontribuar në ndërtimin e një Kulture të Paqes.
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së e ka shpallur këtë ditë si një ditë kushtuar forcimit të idealeve të paqes, duke respektuar 24 orë pa dhunë dhe armëpushim. Asnjëherë bota jonë nuk ka pasur më shumë nevojë për paqen sesa sot.
Ky vit shënon 25 vjetorin e miratimit nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara të Deklaratës dhe Programit të Veprimit për Kulturën e Paqes.
Në vitin 1954 fëmijë nga 60 shtetet i dhuruan OKB-së, monedha, të cilat shërbyen për të krijuar kambanën, e cila bie çdo vit, në këtë nder të Ditës Ndërkombëtare të Paqes.



