Kina ofron 1 miliard dollarë kredi për Amerikën Latine dhe Karaibet për vaksinën Covid-19

Kina ofron 1 miliard dollarë kredi për Amerikën Latine dhe Karaibet për vaksinën Covid-19

Ministri i Jashtëm kinez Wang Yi të mërkurën njoftoi se Kina do të japë 1 miliard dollarë për Amerikën Latine dhe Karaibet që të kenë akses në vaksinat Covid-19.

Ministri i Jashtëm është shprehur se vaksina e zhvilluar në Kinë do jetë e dobishme për botën dhe qeveria kineze ka menduar të japë një miliard dollarë kredi për të mbështetur disa vende që të sigurojnë një sasi të konsiderueshme të saj”, citohet nga njoftimi i Ministrisë së Jashtme kineze.

Presidenti i Meksikës, Andres Manuel Lopez Obrador përgjatë një konference të enjten falenderoi Kinën për mbështetjen.

Ne jemi shumë mirënjohës ndaj Kinës. Pata mundësinë të komunikoj përmes telefonit me presidentin kinez dhe i kërkova atij ndihmë dhe pajisje mjekësore. Ndihma nuk është nga Kina”, deklaroi presidenti meksikan.  

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Kinës, Wang Wenbin u shpreh gjatë një konference për mediat se Kina, vendet e Amerikës Latine dhe Karaibet pavarësisht largësisë mes tyre kanë bashkëpunuar kundër këtij armiku të përbashkët.

Amerika Latine muajt e fundit u shndërrua në epiqendrën e pandemisë së koronavirusit.  

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy