
Belgjika deklaron se nuk do të pranojë asnjë kërkesë për azil nga Shqipëria. Shqetësimin për numrin e lartë të shqiptarëve që aplikojnë, e sjell në Tiranë sekretari për migracionin Theo Francken. Zëvendësministrja e Brendshme, Rovena Voda pasi prezantoi planin e masave shtrënguese në kufi, tha se fenomeni është ulur me 24 % në vitin 2017.



