30 gushti shënon Ditën Ndërkombëtare e të Zhdukurve me dhunë në tërë botën.
Dita ndërkombëtare e të zhdukurve (International Day of the Disappeared) është një ditë e përvitshme përkujtimore më datë 30 gusht, në të cilën njerëzimi kujton fatin e njerëzve, që në kundërshtim me vullnetin e tyre janë zhdukur.
Dita Ndërkombëtare e të Zhdukurve, më 30 gusht të çdo viti, është një ditë e krijuar për të tërhequr vëmendjen ndaj fatit të individëve të burgosur në vende dhe në kushte të këqija të panjohura për të afërmit dhe/ose përfaqësuesit e tyre ligjorë.
Inicimi për shënimin e kësaj dite erdhi nga Federata Latino-Amerikane e Shoqatave për të Familjet e të Paraburgosurve-Zhdukurve (Federación Latinoamericana de Asociaciones de Familiares de Detenidos-Desaparecidos, ose FEDEFAM), një organizatë joqeveritare e themeluar në vitin 1981 në Kosta Rika si një shoqatë e grupeve lokale dhe rajonale që punojnë në mënyrë aktive kundër burgosjes sekrete, zhdukjeve me forcë dhe rrëmbimeve në një numër vendesh latino-amerikane.
Ndërkohë kur kanë kaluar mbi 26 vjet nga lufta e fundit në Kosovë, familjarët e afër 1600 personave të zhdukur ende janë duke pritur përgjigje për fatin e tyre dhe vendndodhjen e të dashurve të tyre.



