Problemet në veshka/ Nefrologia Duli: Po preken gjithnjë e më shumë moshat e reja, 13% e popullatës me këtë sëmundje

Problemet në veshka/ Nefrologia Duli: Po preken gjithnjë e më shumë moshat e reja, 13% e popullatës me këtë sëmundje

Sipas një raporti të fundit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, 1 në 10 persona në botë vuan nga probleme të veshkave.

Mjekja nefrologe Marsida Duli, në një komunikim për “MCN Informacion”, thotë se të dhënat tregojnë se sëmundjet e veshkave po prekin gjithnjë e më shumë edhe moshat e reja. 

 

Sipas saj, rreth 13% e popullatës vuan nga sëmundje kronike të veshkave, ndërkohë që 90% e pacientëve nuk janë në dijeni se vuajnë nga kjo sëmundje, e cila konsiderohet një “epidemi e heshtur”.

 

Shifrat në mënyrë progresive po rriten nga viti në vit. Problematika lidhet me sëmundjen kronike të veshkave, që do të thotë se çdo vit kemi gjithnjë e më shumë pacientë të diagnostikuar.

 Ajo që vihet re është se po preken gjithnjë e më shumë moshat e reja.

 Sot dëmtime të veshkave shfaqen edhe në mosha shumë të reja dhe mosha e shfaqjes së sëmundjes po ulet krahasuar me vitet e mëparshme. 

 

Sipas saj, kjo lidhet edhe me faktorë të ndryshëm si diabeti, hipertensioni, por edhe faktorë mjedisorë, përfshirë ndotjen globale dhe ndryshimet në stilin e jetesës.

 

Situata është shqetësuese, pasi një pjesë e madhe e pacientëve nuk kanë simptoma në fazat e hershme të sëmundjes.

Rreth 13% e popullatës vuan nga sëmundjet e veshkave dhe është shqetësuese fakti që rreth 90% e tyre nuk janë në dijeni. 

Kjo ndodh sepse në fazat e para sëmundja nuk ka shenja të dukshme. Pacienti zakonisht nuk ka dhimbje apo simptoma të qarta. 

Shenjat fillojnë të shfaqen kur sëmundja ka avancuar në stade më të mëtejshme. 

Ndër simptomat që mund të shfaqen më vonë janë lodhja e pashpjegueshme, rritja e tensionit arterial dhe probleme të tjera shëndetësore.

 

Për këtë arsye, mjekja rekomandon që analizat e gjakut dhe të urinës të kryhen të paktën një herë në vit. 

 

Duhen që analizat e gjakut dhe të urinës të kryhen të paktën një herë në vit, në mënyrë që funksioni i veshkave të kontrollohet në kohë dhe sëmundja të kapet në fazat e hershme.

Kontrollet periodike janë shumë të rëndësishme, pasi vetëm përmes analizave mund të zbulohet herët problemi dhe të parandalohet përparimi i sëmundjes. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy