Avokati i Popullit kërkon mbylljen e 5 burgjeve: Kushte degraduese dhe mbipopullim rekord

Avokati i Popullit kërkon mbylljen e 5 burgjeve: Kushte degraduese dhe mbipopullim rekord

Avokati i Popullit ka kërkuar mbylljen e pesë burgjeve në vend, duke i cilësuar kushtet e tyre si të papërshtatshme dhe cenuese të dinjitetit njerëzor. 

 

Në raportin vjetor për vitin 2025, institucioni evidenton se në disa burgje trajtimi i personave të privuar nga liria afrohet me standardin degradues, për shkak të amortizimit të ambienteve, mungesës së hapësirës, ajrimit, ndriçimit dhe kushteve të dobëta higjieno-sanitare.

 

Sipas raportit, institucionet e rekomanduara për mbyllje janë Burgu i Burrelit, Kosovë Lushnjë, Kukës, “Mine Peza” dhe godina A e IEVP “Jordan Misja” 313. Në këto institucione janë konstatuar ambiente të degraduara, mbipopullim, mungesë shërbimesh bazë dhe vështirësi serioze në ofrimin e kujdesit shëndetësor dhe rehabilitues.

 

Raporti thekson se në sistemin penitenciar ndodhen mbi 5,029 persona të privuar nga liria, nga të cilët 2,858 janë të paraburgosur, që përbëjnë rreth 57% të popullsisë në burgje. Mesatarisht, të paraburgosurit qëndrojnë mbi 8 muaj në qeli pa një vendim përfundimtar, duke e bërë Shqipërinë ndër vendet me normën më të lartë të paraburgimit në Europë.

 

Problematika më e theksuar e mbipopullimit evidentohet në burgun e Lezhës, ku kapaciteti është tejkaluar me 65%, si dhe në institucionet “Jordan Misja”, Vlorë dhe Fushë-Krujë.

 

Avokati i Popullit paralajmëron gjithashtu për mungesë të stafit mjekësor, kushte të papërshtatshme jetese, mungesë dollapësh për sendet personale, si dhe mungesë institucionesh të specializuara për trajtimin e të dënuarve me probleme të shëndetit mendor.

 

Në përfundim, institucioni i kërkon Qeverisë dhe Ministrisë së Drejtësisë rishikim urgjent të politikës së paraburgimit, përmirësim të kujdesit shëndetësor në burgje dhe mbylljen e institucioneve të identifikuara deri në rikonstruktimin e plotë të tyre.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy