Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj deklaroi sot se pas shumë vjet mungese, një qendër e re shëndetësore për 10 mijë banorët e Alliasit.
Në një postimi në faqen e tij ne Facebook, Beqaj shprehet, “Një qendër e re e ndërtuar dhe e pajisur me të gjitha pajisjet mjekësore të standardeve bashkëkohore, do të jetë në funksion të rreth 10.000 banorëve në zonën e Alliasit, ku 2500 prej tyre janë fëmijë të grupmoshës 0-14 vjeç.”
Shërbimet e ofruara: “Shërbim shëndetësor Parësor për të rritur (2 mjekë patologë + 2 infermiere). Shërbim shëndetësor Parësor për fëmijë (1 mjek pediatër + 1 infermiere). Shërbim për gratë shtatzëna në konsultoren e gruas (1 mjek obstetër–gjinekolog + 1 infermiere). Shërbim për fëmijët dhe vaksinimi i tyre në konsultoren e fëmijëve (1 mjek pediatër + 4 infermiere);Kontroll mjekësor bazë për të gjithë qytetarët e grupmoshës 35 – 70 vjeç në kabinetin e check–up, i cili do të rrisë aksesin e banorëve të këtij komuniteti”, shprehet Beqaj, duke postuar dhe një video.



