Një i moshuar në Elbasan, ka ndërruar jetë pak ditë më parë, ndërsa dyshohet të ketë qenë i prekur nga Ethet e Nilit. Sipas shefes së shërbimit epidemiologjik, Erleta Hila, thotë se rasti nuk është konfirmuar ende nëse ka qenë i prekur nga virusi, ndërsa aktualisht në Elbasan janë dy raste të tilla.
Shefja e shërbimit epidemiologjik shprehet se situata është nën kontroll, por qytetarët duhet të mos neglizhojnë rastet. Simptomat për këtë sëmundje janë të vështira për t’u kuptuar thotë Hila, por karakteristike është temperatura e lartë e cila vijon për më shumë se 1 javë.
Çdo person që shfaq temperaturë të lartë për më shumë se 3 ditë, këshillohet për një konsultë tek mjeku, pasi ethet e nilit mund të jenë fatale në rast se nuk trajtohen.



