
Dhuna në familje dhe jo vetëm, vazhdon të jetë dominante në shoqërinë shqiptare, po qeveria ka paralajmëruar se shumë shpejt do të ketë një ligj, që do të parashikojë masa të rrepta për dhunuesit dhe autorët e dhunës në familje.
I pranishëm në forumin e dytë Rajonal me temë “Fund dhunës ndaj grave në Ballkanin Perëndimor dhe në Turqi”, kryeministri Edi Rama tha se për një muaj e gjysmë qeveria do dale me një projektligj e propozim konkret për dhunën e burrave ndaj grave. Ai tha se gratë që rrahin burrat, duhet të jetë një e drejtë e njeriut dhe se burrat dhunues do përfundojnë në qendra rehabilitimi”.
“Unë s’jam personi i duhur për të folur për atë që mendoj se ne fakt jam në minoritet, por mendoj që gratë që rrahin burrat, duhet të jetë një e drejtë e njeriut, por sigurisht këto gjëra mund të shkojnë shumë larg, por me rëndësi është të shkojmë në një nivel më lartë me kuadrin ligjor dhe instrumentet që luftojnë dhunen në familje. Shpejt do kemi një propozim të rreptë sa i përket dhunuesve e autoreve të dhunës në familje.
Mes të tjerash Rama u shpreh se do të forcohen masat për mbrojtjen e grave nga abuzimi. Kreu i qeverisë u ndal edhe tek procesi i vettingut, ku theksoi se sistemi i kalbur i drejtësIsë ka ndikuar në një zinxhir të gjatë ngjarjesh tragjike.
Rama theksoi se si pasojë e kësaj gratë janë dhunuar dy herë, brenda mureve të shtëpisë dhe nga drejtësia.
"Ky proces le të themi i kalbur i drejtësisë ka kaluar një zinxhirë të gjatë ngjarjes tragjike, presioni dhe dhune. Kemi parë rastë që janë të padurueshme, kanë qënë raste kur gratë janë dhunuar dy herë. Pasi janë dhunuar në muret e shtëpisë, janë dhunuar edhe në prokurori pasi është mbajtur ana e burrit", tha kryeministri.
Po ashtu Rama shtoi se duhet të mendohet për një mënyrë tjetër, atë të riedukimit dhe izolimit të burrave dhunues. 'Shumë shpejt do të dalim me një propozim të rreptë, mund të jetë kontrovers, por më mirë të dalim me propozim sesa të rrimë në vend numëro", tha Rama lidhur me këtë çështje.



