Situatë problematike me përmbytjet në Korçë/ Fshatra të izoluar dhe banesa nën ujë (VIDEO)

Situatë problematike me përmbytjet në Korçë/ Fshatra të izoluar dhe banesa nën ujë (VIDEO)

Situata me përmbytjet në qarkun e Korçës paraqitet problematike, ndërkohë që vijojnë edhe sot reshjet e shiut. Disa fshatra janë izoluar si pasojë e shembjeve të urave, ndërkohë që raportohet edhe për dhjetëra banesa të përmbytura, si dhe dëme të mëdha në toka, baza ushqimore, e bagëti. 

 

Korrespondentja Elsa Xhindole, në një raportim për Mcn Live bën me dije

“Situata sot në qarkun e Korçës është goxha problematike për shkak të reshjeve të shumta që vazhdojnë. Ura e fshatit Qafzezë është e pakalueshme pasi është shembur në zonën e Kolonjë. Të izoluar janë tre fshatra. Në fshatin Turan dhjetëra banesa janë përmbytur nga prurja e lumit Navec, me dëme të mëdha në banesa, bazë ushqimore dhe bagëti. Banorët kanë dalë jashtë banesave që kanë qenë të përmbytura. Në Sovjan uji ka depërtuar në dhjetëra banesa, oborre, dhe katet e para të banesave që nga ora 03:00 e mëngjesit të sotëm. Ndërhyrja e zjarrfikëses ka ndikuar në normalizimin e situatës. Në fshatin Lumalas janë përmbytur toka, disa banesa dhe një magazinë.  Kemi dëme të shumta në rrethin e Pogradecit pasi lumi i Vërdovës ka marrë përpara tre ura, është dëmtuar infrastruktura rrugore, trotuare, kanalizime dhe rrjetin elektrik. Në rrugën Qukës-Qafë Plloç janë vetëm dy korsi të hapura nga tre që kjo rrugë ka”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy