Rriten rastet e infektimeve me Covid në Gjirokastër, Brahimi: Bie interesi për vaksinim

Rriten rastet e infektimeve me Covid në Gjirokastër, Brahimi: Bie interesi për vaksinim

Rastet e Covid19 në Gjirokastër janë rritur ndjeshëm gjatë ditëve të fundit, ndërsa numri i vaksinimeve nuk i kalon 25 në ditë.

Sipas kreut të shërbimit epidemiologjik, Arenc Brahimi interesi për vaksinim nga ana e qytetarëve ka rënë ndjeshëm ndërsa numri i rasteve po rritet.

Sipas tij sezoni turistik do të ndikojë edhe në rritjen e mëtejshme të rasteve prandaj duhet ruajtur vigjilenca.

Brahimi shton se dozën e katërt të vaksinës anticovid  e kanë kryer vetëm personeli shëndetësor.

Sipas të dhënave gjate kësaj jave ka patur më shumë se 100 të infektuar, ndërsa masat janë neglizhuar nga qytetarët duke bërë që virusi të përhapet.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy