Mandarinat me pesticide të kthyera nga Kroacia u asgjësuan në Divjakë (VIDEO)

Mandarinat me pesticide të kthyera nga Kroacia u asgjësuan në Divjakë (VIDEO)

Për kthimin e tre ngarkesave me mandarina nga Kroacia për shkak se u gjetën me mbetje pesticidesh të ndaluara në vendet e Bashkimit Europian, gazetarja Evi Gjini nga Lushnja raportoi se edhe këtë herë BE ka bërë të mundur dërgimin mbrapsht të një sasie mbi 20 mijë kg mandarina për eksport nga Kroacia, nga zona e Beratit dhe Fierit.

Gjini raportoi në edicionin e lajmeve në MCN TV se sot kjo sasi është asgjësuar në një pikë grumbullimi të Divjakës.

Drupal Ad

Pas trangullit disa muaj më parë e njëjta situatë përsëritet me mandarinat.

Sistemi i sigurisë ushqimore europiane zbuloi tre ngarkesa me pesticide të ndaluara nga BE që shiten lirshëm në farmacitë bujqësore.

Sot AKU do të kryejë asgjësimin së bashku me Inspektoriatin e Mjedisit dhe Drejtorinë e Taksave dhe Tatimeve Fier.

Ende Shqipëria nuk ka një kontroll sa i takon analizave.

Ka qenë pika doganore në Kroaci pasi ka bërë analizat e saj se produkti i mandarinave që vinte nga Berati dhe Fieri ka pasur pesticide të ndaluara nga Bashkimi Europian.

Është një sasi jashtëzakonisht e madhe dhe sasia e kapur në Divjakë nuk është prodhim i Divjakës, por i Sarandës.

Sot AKU deklaroi në një intervistë për MCN se do të nisë kontrollet në farmacitë bujqësore.

Ministria e Bujqësisë, sqaroi se bëhet fjalë për tre ngarkesa me origjinë nga plantacionet e Beratit, Fierit dhe Sarandës.

Në sqarimin e ministrisë thuhet se bëhet fjalë për tre ngarkesa me mandarina të varientit klementinë, te të cilat janë gjetur pesticide të llojit Chlorpyrifos dhe Phosmet.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy