Mot i paqëndrueshëm, parashikimi për ditën e sotme

Mot i paqëndrueshëm, parashikimi për ditën e sotme

Ditën e enjte vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike të paqëndrueshme.

Moti parashikohet me kthjellime kryesisht në veriperëndim e jugperëndim, ndërsa gradualisht shtim vranësirash mesatare deri të dendura, më të theksuara në relievet e larta kodrinore-malore të vendit. 

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njofton se reshjet e shiut parashikohen me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të territorit, ndërsa hera-herës nuk do të mungojnë shtrëngata afatshkurtra. 

Era e lehtë me drejtim kryesor nga kuadrati i veriut shpejtësi mesatare 7m/s, në bregdet dhe lugina hera-herës do të arrijë shpejtësi 7-16m/s

Ndërkohë valëzimi në det do të jetë i forcës 2-3 ballë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy