
Shuma prej 3.5 miliardë lekë është bonusi i pensionistëve për çdo vit përgjatë 2022-2024 nga ku përfitojnë 683 mijë pensionistë. Ky fakt bëhet i ditur nga Kryeministri Edi Rama, nëpërmjet një statusi në Facebook.

Nga ky bonus që qeveria ka vendosur të përfitojnë të gjithë ata që përfitojnë pension pleqërie, pension familjar, pension invaliditeti, trajtime të veçanta, minatorë që kanë dalë në pension, naftëtarë, metalurgë, ish-ushtarakët etj., të gjithë këto kategori do të trajtohen me 5 mijë lekë të reja për festat e fundvitit.



