Nënshkruhet marrëveshja, tani shërbimet e ofruara nga e-Albania merren në postë

Nënshkruhet marrëveshja, tani shërbimet e ofruara nga e-Albania merren në postë

Tridhjetë e tre shërbime që ofrohen nga portali e-Albania do të merren në sportelet e postës. Kjo falë një marrëveshjeje bashkëpunimi që kanë nënshkruar Posta Shqiptare dhe Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit. Marrëveshja është nënshkruar sot nga drejtori i Postës Shqiptare, Laert Duraj, dhe drejtoresha e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, Mirlinda Karçanaj.

Duke filluar nga data 28 janar 2019, qytetarët mund të marrin pranë sporteleve të Postës Shqiptare, shërbimet që ofrohen nga portali e-Albania, nga të cilat 23 shërbime janë për individët dhe 10 shërbime janë për bizneset.

Këto shërbime do të merren kundrejt tarifave 50 lekë për individët dhe 100 lekë për bizneset.

Portali e-Albania është i aksesueshëm nga sportelistët e zyrave postare, me qëllim që qytetarët dhe bizneset të përfitojnë shërbimet elektronike të institucioneve publike të ofruara nga ky portal.

Së bashku me ofrimin e një sërë shërbimesh bazike për individin dhe biznesin, si: pagesa e tatim-taksave, taksat vendore etj., 33 shërbimet e portalit e-Albania, do të ofrojnë një portofol të plotë shërbimesh, me një ndalesë të vetme në sportel.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy