
Trupat inspektuese të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit kanë kryer 519 inspektime dhe monitorime në të gjithë vendin, si pjesë e Taskforcës antiCovid.
AKU bën të ditur se “gjatë inspektimeve është dhënë ndaj një biznesi masë administrative, për mungesë gjumueshmërie të produkteve ushqimore. Gjithashtu janë dhënë 22 masa me paralajmërim në biznese , në të cilat janë gjetur libreza shëndetësore të parinovuara , ambiente të tregtimit të pasistemuara , mungesë të planeve 3D etj”.
Sipas AKU-së, me kërkesë të vetë një subjekti janë asgjësuar 6.976 tonë produkte ushqimore me afat të kaluar përdorimi.
AKU theksons e “referuar Planit të Marjes së Mostrave janë marrë 20 mostra në monitorim të qumështit për analizim të ngarkesës mikrobike dhe qelizave somatike”.
AKU vazhdon çdo ditë pandërprerë në terren punën në garantim të sigurisë ushqimore dhe mbrojtjes së shëndetit të konsumatorëve. Grupet e Taskforcës antiCovid vijojnë të intensifikojnë punën e tyre në biznese, pa asnjë tolerim, për zbatimin me përpikmëri të protokollove të sigurisë, si mënyra e vetme në shmangien e përhapjes së këtij virusi.



