Kreu i Sindikatës së Pedagogëve, Sandër Kovaçi deklaroi sot nga Universiteti Politeknik i Tiranës se është momenti që të bëhet diçka që Universitetet tona të mos shkojnë drejt greminës. Në lidhje me trajtimin financiar, Kovaçi tha se synimi i protestës është ndryshimi i sistemit. Më tej ai shtroi se duhet të vlerësohet pedagogu.
Do ngelemi pa studentë. Sot është momenti pa kthim për të ndjekur protestën tonë, që të bëhet diçka për universitetet që të mos shkojnë drejt greminës.
Në lidhje me trajtimin financiar, synimi ynë është të ndryshojmë sistemin tonë.
Duhet të vlerësohet pedagogu në mënyrë që të rrisë sasinë e kohës. Duam që atë kohë që pedagogu e vlerëson për të mbajtur familjen, ai të ketë mundësinë që kjo kohë t’i paguhet në universitet.



