Naim Hasani, avokat tha përmes një lidhjeje të drejtpërdrejtë me studion e lajmeve të MCN Tv se pjesëmarrja në protestën e sotme që u zhvillua në Londër ishte masive dhe se në të kishte zemërim për keqqeverisjen e gjithë këtyre viteve dhe vjedhjen që i është bërë vendit.
Duke vijuar Hasani tha opozita është inekzistente dhe se rolin e saj e kanë marrë qytetarët.
Isha prezent në protestën e organizuar nga qytetarët që janë të indinjuar nga pushteti i këtyre viteve. Nga mënyra sesi opozita është inekzistente.
Thirrja kryesore ishte “Rama në burg, Berisha në burg”.
Kjo protestë ishte për shqetësimet e vendit tonë. Rrënjët tona janë në Shqipëri, duam që vendi ynë të ecë në një hap me vendet e tjera evropiane. Duke parë mënyrën si është qeverisur, vjedhjen që është bërë nga 1991 pjesëmarrja sot ishte masive. Pashë zemërim.



