
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale bën të ditur se në total deri më tani janë kryer 2,569,137 vaksinime anti-Covid.
Vetëm gjatë ditës së djeshme janë kryer 4, 435 vaksinime.
Gjithashtu janë evidentuar nga mjekët e familjes 60 qytetarë shqiptarë të vaksinuar plotësisht jashtë vendit, nëpërmjet certifikatave të vaksinimit (ose 120 vaksinime të aplikuara jashtë vendit).
Sqarohet se numri total i vaksinimeve të raportuara, përfshin edhe vaksinimet e qytetarëve shqiptarë të kryera jashtë vendit dhe që janë të regjistruara në sistemet tona të integruara, për t’u dhënë të gjithëve mundësinë për të përmbushur procesin e vaksinimit në Shqipëri ose jashtë vendit.
MSHMS apelon qytetarët që kanë kaluar 6 muaj nga kryerja e dozës së dytë të vaksinës, të drejtohen në qendrat shëndetësore ose pikat e vaksinimit të përqendruar, për t’u vaksinuar me dozën e tretë përforcuese.



