Pano: Zoti i do gay-t, njëlloj si çdo prind që do më shumë ata që vuajnë më shumë

Pano: Zoti i do gay-t, njëlloj si çdo prind që do më shumë ata që vuajnë më shumë

Pastori Akil Pano lidhur me procesin gjyqësor ndaj tij ku akuzohet për diskriminim ndaj komunitetit LGBT, deklaroi se për sa kohë që Bibla nuk është anti-kulturë dhe ka sjellë dritë në jetë e mijëra njerëzve flas për vendin tonë, çdo gjë që është në Bibël, duhet të garantohet në agorën e debatit publik.

Edhe Zoti i do gay-t, se Zoti i do të gjithë njerëzit.

Çdo prind i do fëmijët e tij, madje do më shumë ata që vuajnë më shumë, ata që janë në nevoja të ndryshme dhe jetojnë me mungesa të ndryshme, kanë probleme me vetëvlerësimin.

Zoti i Biblës nuk i urren njerëzit, i do njerëzit dhe për këtë arsye do t’i shpëtojë nga mëkati dhe do t’i shpëtojë nga dhimbja.

Për emisionin “Arnautistan” në MCN Tv, deklaroi se t’i tregosh dikujt rrugën e drejtë, është një nga mirësitë më të mëdha në jetë dhe kjo sipas tij tregohet në Dhjatën e vjetër.

Ai cilësoi si dikastere të “ministrisë së Propagandës” dhe censure, organizata, fondacione dhe shoqata.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy