Kalon vetingun kreu i Gardës së Republikës

Kalon vetingun kreu i Gardës së Republikës

Komandanti i Gardës së Republikës, Gramos Sako ka kaluar vetingun.

Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit e konfirmoi sot atë në detyrë pasi rezultoi i pastër në tri shtyllat, pasurinë, pastërtinë e figurës dhe aftësitë profesionale.

Më herët në seancën dëgjimore në datë 5 shkurt Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit deklaroi se Gramos Sako kishte probleme me pasurinë, pasi kishte bërë deklarim të rremë dhe ka fshehur të ardhurat.

Për të gjitha konkluzionet që nxori Komisioni, Sako kërkoi më shumë kohë për të dokumentuar sipas tij se është i pastër.

Me vendimin e datës së sotme duket se numri 1 i Gardaës ka arritur që të vërtetojë burimin e të ardhuarave të tij dhe se nuk ka kryer shkelje të ligjit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy