Censi, Kera: Tendencë për t’i fryrë zjarrit të përqindjeve në raport feje, ka shumë largime (VIDEO)

Censi, Kera: Tendencë për t’i fryrë zjarrit të përqindjeve në raport feje, ka shumë largime (VIDEO)

Imami Vladimir Kera, rezultatet e censit lidhur me përkatësinë fetare thotë se të dhënat në përqindje në raport me të dhënat fetare nuk ka ndonjë interes dhe se njeriu ka vlerë qoftë dhe një njeri i vetëm, nuk ka rëndësi sa për qind është.

Duke folur për MCN Live, ai deklaroi se popullsia shqiptare nuk ndahet në përqindje dhe se ndarja në përqindje nuk është një nevojë teologjike, por një nevojë politike.

Drupal Ad

Njerëzit duhet t’i shikojmë në raport parimesh, jo në raport përqindje. Në raport politikëbërje është me interes përqindja, pasi do të duhet të dimë si të sillemi në raport me të.

Ndarja me përqindje sa myslimanë dhe të krishterë, është një tendencë jo e mirë. Si besimtar nuk do doja që t’i fryja kësaj teme.

Është rrudhur Shqipëria, dhe ky është hall i madh. Nuk është çështja që është ulur numri i myslimanëve shqiptarë në përqindje.

Duhet të jemi shumë të kujdesshëm, që tendenca për ti fryrë zjarrit të përqindjeve në raport prejardhjeje dhe feje, nuk më duket e udhës.

Ne duhet ti shohim njerëzit në raport aftësie. Tendenca për t’i fryrë ndasisë fetare, është një interes politikë.

Edhe tkurrja e komunitetit mysliman vjen prej largimeve jashtë vendit.

Është shtuar numri i myslimanëve jashtë vendit që frekuentojnë objektet e kultit.

Ka një lëvizje të gjerë. E dyta gjë është edhe ndarja e bektashinjve.

Në këtë kohë ka ndodhur një lloj ndarje më e qartë mes myslimanëve.  

Sa i takon rënies së lindshmërisë, Kera shtoi se edhe mes myslimanëve është vënë re një rënie e lindshmërisë, për shkak të politikave jo të duhura dhe mungesës së sigurisë, në një kohë që duhet të ketë qasje tjetër ndaj familjes.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy