Hyn në fuqi rritja e pagave, Manastirliu: Shtohen rolet e reja në shkollë

Hyn në fuqi rritja e pagave, Manastirliu: Shtohen rolet e reja në shkollë

Rritja e pagave dhe shtimi i roleve të reja të mësuesve në shkolla u diskutua sot në takimin që zhvilloi Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu me mësuesit e shkollës 9-vjeçare “Kosova” në Tiranë.

Ministrja deklaroi se nga sot, 1 korrik, rritja e pagave për mësuesit bëhet realitet i prekshëm.

Arsimi është prioritet mbi prioritetet dhe janë mësuesit ata, që do të kenë një mbështetje domethënëse, duke e çuar pagën mesatare në 950 euro.

Një rritje domethënëse do të njohin pagat e mësuesve të arsimit fillor dhe atij 9-vjeçar, duke ngushtuar hendekun krahasuar me pagat e mësuesve të arsimit të mesëm të lartë, duke njohur rolin vendimtar që kanë në formimin e nxënësve mësuesit e arsimit fillor, që në moshën e hershme, për të vijuar me mësuesit e arsimit 9-vjeçar dhe ata të arsimit të mesëm.

Drupal Ad

Ministrja Manastirliu lajmëroi gjithashtu shtimin e roleve të reja në shkollë, me mësuesit-koordinatorë, të cilët do të angazhohen për performancën dhe cilësinë e mësimdhënies.

Do të shtojmë rolet e reja në shkolla, si ai i mësuesit-koordinator për cilësinë e mësimdhënies në shkollë; mësuesin-koordinator për orientimin e karrierës në shkollë, role që vijnë edhe me një klasifikim në mbështetje page, sepse do të jenë mësues të dedikuar, që përmbushin kriteret specifike, që do të funksionojnë brenda shkollës dhe do të angazhohen ekskluzivisht për matjen e performancës dhe cilësisë së mësimdhënies së mësuesve, për të mbështetur planet e trajnimit dhe kualifikimit të tyre.

Janë 30 mijë mësues që përfitojnë nga rritja e pagave, e cila hyn në fuqi sot, më 1 korrik 2024. Përveç mësuesve, rritje të konsiderueshme page kanë patur edhe punonjësit psiko-socialë dhe punonjësit e sigurisë në shkolla.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy