Meksi: Lukova në gjendje të mjerueshme, si Bagdad. “Të fortët” pranë qeverisë kanë ndarë zonat (VIDEO)

Meksi: Lukova në gjendje të mjerueshme, si Bagdad. “Të fortët” pranë qeverisë kanë ndarë zonat (VIDEO)

Avokati Redon Meksi, i cili po pushon në brigjet e Jugut raportoi në edicionin e lajmeve në MCN TV, situatën në plazhin e Lukovës.

Ai tha se gjatë ditës së sotme ishte në Bunec dhe Lukovë, ku për Bunecin u shpreh se është plazh i vogël, i lezetshëm, me ujë të ftohtë shumë dhe që pak njerëz e njohin, ndërsa për Lukovën tha se është lënë si Bagdadi.

Fshati sipër në Lukovë është fshat i vjetër dhe shumë piktoreskë, me kisha të vjetra, ka një manastir në Piqeras.

Në Lukovë kisha vite pa shkuar, kam qenë që në 2010. Ishte në gjendje më të mjerueshme nga çka qenë.

Është kthyer në një vend të braktisur, si Bagdad, me lokale të prishura.

Banorët e zonës shprehen se janë disa “të fortë” afër qeverisë që kanë marrë vendin dhe do bëjnë investitorin strategjik, kanë ndarë zonat. Kanë rrethuar zonat me gardhe.

Zona që kalon nga gjiri i Krorëzës në Lukovë, është mbyllur si tokë private.

Është një plazh që nuk të tërheq, edhe pse është një nga plazhet më të bukura. Por i lënë pas dore, mbase i lënë me dashje për të arritur ata investitorët strategjik.

Si çdo investim që ka bërë Rilindja, që kur të rregullohet të jesh i lumtur që u rregullua.

Është gjynah se është një plazh mjaft i bukur. Është plazhi me më pak turistë që kam parë deri sot.

Shezlonge komplet bosh. Ishte 50 euro shezloni. Nuk ka pse të mbash çmim të tillë, kur plazhi është bosh.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy