Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare është drejt përfundimit të ligjit të ri për fondet private të pensioneve. Konfirmimi vjen nga kreu i AMF, Ervin Mete, gjatë një takimi on line me homologun ukrainas, lidhur me asistencën që do të japë autoriteti shqiptar për Komisionin e Letrave me Vlerë të Ukrainës për përforcimin e kuadrit ligjor për procesin negociues me BE.



