BE mbështet dialogun Kosovë-Serbi, por jo në Uashington

BE mbështet dialogun Kosovë-Serbi, por jo në Uashington

Pas anulimit të takimit të Uashingtonit, Bashkimi Evropian informoi se e mbështet rifillimin e dialogut midis Kosovës dhe Serbisë, por në Bruksel dhe jo në kryeqytetin amerikan.

“Dialogu me të gjitha forcat politike është kyç për avancimin e reformave që do e afrojnë Serbinë me BE-në. Dialogu me Kosovën është thelbësor,” shkroi në Twitter zyrtarja gjermane, Fon Der Lajen, mesazh i cili u përsërit edhe nga komisioneri për Zgjerimin, Oliver Varhei.

Edhe presidenti i Këshillit Evropian, Sharl Mishel, nënvizoi nevojën e normalizimit të raporteve Kosovë-Serbi pas gati dy viteve pezull për shkak të tarifave.

“Emërimi i fundit i ambasadorit, Mirosllav Lajçak si Përfaqësues i Posaçëm i BE-së për dialogun Beograd-Prishtinë, ilustron fokusin e BE-së në këtë dialog, vazhdimi i të cilit është paraparë të ndodhë në muajin korrik në Bruksel,” – informoi presidenti Mishel pas takimit.

Dje në Bruksel shkoi kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti, që u takua me figurat kryesore të BE-së, ndërsa sot aty udhëtoi presidenti serb, Aleksandar Vuçiç.

Kreu i shtetit serb në lidhje me akuzat ndaj homologut të tij kosovar për krime lufte tha: “E dimë që kanë ndodhur krime të tmerrshme. Në çdo gjë tjetër, duhet të tregohemi të përmbajtur, pasi kështu mbrojmë popullin serb në Kosovë nga çdo rast dhune, incidenti dhe sulmi”.

Kurse Thaçi akuzave iu përgjigj duke postuar në rrjetet sociale stemën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës me mbishkrimin “askush nuk mund ta rishkruajë historinë e Kosovës”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy