Punonjësit e policisë kanë nevojë për psikologë dhe për kurse trajnimi me qëllim njohjen e të drejtave të njeriut.
Në këtë përfundim del kreu i sindikatës së shërbimeve policore Valentin Macaj, duke iu referuar rasteve të dhunës së fundit të policisë.
Ndërsa mungesën e numrave të identifikimit në uniformat blu, Macaj e konsideron shkelje ligjore që duhet hetuar.



