Banka e Shqipërisë me broshurë për simbolikën e personaliteteve në kartëmonedhën e vendit

Banka e Shqipërisë me broshurë për simbolikën e personaliteteve në kartëmonedhën e vendit

Kartëmonedhat e një vendi janë pjesë e identitetit kombëtar të tij.

Në cilësinë e emetueses së vetme të monedhës dhe kartëmonedhës shqiptare, Banka e Shqipërisë ka përzgjedhur të ndjekë konceptin e pasqyrimit të epokave historike nëpërmjet paraqitjes së portreteve të personaliteteve simbol të tyre në serinë aktuale të kartëmonedhave.

Në broshurën e publikuar së fundi nga Banka e Shqipërisë prezantohen gjashtë  personalitetet që janë kthyer në imazhe të parasë shqiptare, teksa shpjegohet edhe  simbolika që shoqëron secilën prej kartëmonedhave aktualisht në qarkullim.

Seria aktuale e kartëmonedhave përfshin këto periudha:

Kartëmonedha 2000 Lekë përfaqëson periudhën ilire (portreti i mbretit ilir Gent)

Kartëmonedha 5000 Lekë përfaqëson periudhën e Skënderbeut (portreti i tij)

Kartëmonedha 1000 Lekë përfaqëson Mesjetën (portreti i Pjetër Bogdanit)

Kartëmonedha 200 Lekë përfaqëson Rilindjen (portreti i Naim Frashërit)

Kartëmonedha 500 Lekë përfaqëson Pavarësinë (portreti i Ismail Qemalit)

Kartëmonedha 10000 Lekë pasqyron simbolet e flamurit kombëtar dhe himnit (portreti i Asdrenit).

Historia e monedhës kombëtare shqiptare nis në një kohë me krijimin e Bankës Kombëtare të Shqipërisë, e themeluar më 2 shtator të vitit 1925.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy