Firmoset kontrata e parë kolektive në sektorin e call centerave

Firmoset kontrata e parë kolektive në sektorin e call centerave

Firmoset kontrata e parë kolektive në sektorin e call centerave. E firmosur ndërmjet Sindikatës e Punonjësve të Postë-Telekomit Shqiptar dhe punëdhënësit “Best Training & Consulting”, kjo kontratë vendos gurin e parë kilometrik në punën e gjatë të organizimit të punonjësve të këtij sektori dhe siguron standarte më të larta dhe mbrojtje për të 200 punonjësit e kësaj kompanie.

Kreu i sindikatës, Renato Muçaj, thotë se ky është një moment historik pasi nuk garanton vetëm të drejtat e këtyre punonjësve, por e ngre marrëdhënien punëdhënës-punëmarrës në një standart tjetër duke u bërë kështu një shembull dhe për kompanitë e tjera për të hapur dyert dhe për të lejuar organizimin kolektiv.

Kontrata kolektive përcakton qartë të drejtat dhe detyrimet e punëmarrësve duke garantuar mbrojtjen nga diskriminimi, trajtimin e barabartë të punëmarrësve, mbrojtje të veçantë për gratë shtatzëna, mbrojtjen e të dhënave personale, trajnimet e punëmarrësve, pushimet vjetore, pushime të tjera për raste të veçanta, pagesat e orëve jashtë orarit dhe gjatë ditëve të festave, rishikimin e pagave njëherë në vit, shpërblimet, sigurinë dhe shëndetin në punë, vlerësimin e performancës, shpërblimet mbi vjetërsinë në punë, liritë sindikale dhe të drejtën e grevës.  

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy