Mbyllja e sporteleve të Kadastrës e ka gjetur Vlorën në një situatë tjetër, ku me kalimin e shërbimeve online, qytetarët nuk shihen në dyert e këtij institucioni, i cilësuar si një ndër më problematikët në qytetin bregdetar, për shkak të ndryshimit të 12 drejtuesve të saj brenda katër vitesh. Gazetari i MCN Tv, Edi Ruçi deklaroi se në dyert e Kadastrës nuk është gjetur asnjë qytetar ditën e sotme dhe se të të vetmit që dalin dhe hyjnë janë punonjësit e Kadastrës. Ai tha se qytetarët kanë vështirësi për mënyrën e aplikimit dhe se si do të procedohet online. Institucioni i Kadastrës Vlorë ndër vite ka pasur radhë të gjata, ku qytetarët ankoheshin që nuk merrnin shërbim në kohë, ngririn lumë ankesash për akte korruptive, tjetërsim të pronës dhe mbivendosje të dosjeve në bregdet. Kadastra e Vlorës është cilësuar nga Kryeministri Edi Rama si institucioni më problematik në qytet, ndërkohë që qytetarët kanë ngritur një sërë akuzash për korrupsion. Dosjet e bregdetit kanë shkaktuar një sërë akuzash për drejtuesit e Kadastrës Vlorë. Ndërkohë pritet nëse do të ketë një hetim për gjithë vendimet e dhëna më parë ndër vite, për dosjet kryesisht të bregdetit, ku nëse do të vijojnë hetimet mund të ketë një lumë shkarkimesh, pas denoncimet e shumta të qytetarëve që kanë tjetërsuar pronën.



