Daçiç: Serbia është e gatshme për vazhdimin e dialogut me Kosovën

Daçiç: Serbia është e gatshme për vazhdimin e dialogut me Kosovën

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiç është shprehur ditën e sotme se vendi i tij është i gatshëm për të vazhduar dialogun me Kosovën.

Më tej, ai tha se pas zgjedhjeve në Serbi, më 21 qershor, presidenti i vendit, Aleksandër Vuçiç do të bisedojë me zyrtarë europian për dialogun Kosovë-Serbi.

“Meqenëse Qeveria e re (e Kosovës) i shfuqizoi të ashtuquajturat masa reciprociteti, e para kësaj është shfuqizuar edhe taksa, kushtet për vazhdimin e dialogut janë përmbushur. Ne jemi të gatshëm për vazhdimin e dialogut. Duam që të vijë deri te një zgjidhje e qëndrueshme, një kompromis, por, në këtë moment, është herët të flitet për këtë, sepse nuk ka pasur dialog për kohë të gjatë.”– ka deklaruar Daçiç.

Kujtojmë se dialogu mes Kosovës dhe Serbisë ka nisur që prej vitit 2011 dhe është ndërprerë në fund të vitit 2018 për shkak të taksës 100% që u ka vënë qeveria e atëhershme e Kosovës prodhimeve të importuara nga Serbia.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy