Manastirliu: Kredi me zero interes për blerje banese për mësuesit

Manastirliu: Kredi me zero interes për blerje banese për mësuesit

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, ka zhvilluar një takim me mësues të rinj për të prezantuar programin e kredive me interes zero, i cili për herë të parë këtë vit përfshin edhe sektorin e arsimit.

Manastirliu theksoi rëndësinë e zgjerimit të programit të kredive me interes zero, duke përfshirë mësuesit, si një hap të natyrshëm pas mbështetjes së filluar vitin e kaluar për kategori të tjera profesionistësh.

Një prej programeve të rëndësishëm që ne konsiderojmë në mbështetje të profesionistëve të shumë sektorëve është zgjerimi i programit të kredive me interes zero, apo mbështetja për një banesë të re për kategorinë e mësuesve.

Janë hapur aplikimet online në e-Albania dhe ato përfundojnë më 14 gusht. Më pas, një komision do të vlerësojë dokumentacionin sipas një pikëzimi, duke vlerësuar mësuesit që punojnë në një largësi të konsiderueshme nga vendbanimi i tyre, apo mësuesit ku të dy bashkëshortët janë në profesionin e mësuesit.

Ministrja tha se një prej kërkesave të bëra nga vetë mësuesit në takimet e zhvilluara ka qenë përfshirja në programin e blerjes së banesës me kredi me interes zero.

Duke folur për përmirësimet në kushtet e punës dhe rritjen e pagave për mësuesit, Manastirliu vuri në dukje se nga data 1 korrik, pagat e mësuesve janë rritur mesatarisht me 180 euro në muaj, duke arritur në 950 euro në muaj.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy