“Konsumoni vodka”, Presidenti bjellorus infektohet me Covid-19

“Konsumoni vodka”, Presidenti bjellorus infektohet me Covid-19

Presidenti bjellorus, Aleksandër Lukashenko ka njoftuar se është prekur nga Covid-19 dhe se e ka marrë veten shumë shpejt.

Lukashenko, i cili sundon në Bjellorusi prej 25 vjetësh dhe që konsiderohet si “diktatori i fundit në Europë” është shprehur kundra masave izoluese si një mënyrë për parandalimin e koronavirusit.

Frikën që të gjithë popujt kanë ndjerë ndaj virusit, ai e ka quajtur vetëm një psikozë.

Gjithashtu, në deklaratat e tij publike, Lukashenko ka sugjeruar që njerëzit të konsumojnë vodka e të shkojnë në sauna për të qenë të shëndetëshëm.

Presidenti bjellorus është kritikuar shpesh për abuzim mbi të drejtat e njeriut, kryesisht për sulmet ndaj aktivistëve të shoqërisë civile dhe ndaj mediave të pavarura.

Bjellorusia është i vetmi shtet europian që praktikon ende dënimin me vdekje.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy