Kanë mjaftuar pak minuta reshje shiu me intensitet të lartë që disa zona në qytetin e Lezhës të përmbyten. Bëhet fjalë për blloqet e banimit 11 janari dhe 11.2 hektarë në lagjen “Besëlidhja”, ku uji ka vërshuar në rrugë duke krijuar vështirësi në lëvizjen e këmbësorëve dhe automjeteve, ndërsa janë bllokuar dhe hyrjet e disa pallateve pasi niveli ujit ka arritur deri në 30 centimetër.
Në terren ndodhen punonjësit e shërbimeve publike të bashkisë Lezhë të cilët po ndërhyjnë në largimin e inerteve nga pusetat me qëllim evadimin e shpejtë të ujërave.
Kjo është një situatë e vazhdueshme në Lezhë, kur ka reshje te dendura shiu, pasi kanalizimet nëntokësore nuk e përballojnë nivelin e prurjeve.



