Tetori rozë/ Rama: Mamografia falas në çdo spital dhe poliklinikë

Tetori rozë/ Rama: Mamografia falas në çdo spital dhe poliklinikë

Në kuadër të Tetorit Rozë, muajit ndërkombëtar të ndërgjegjësimit ndaj kancerit të gjirit, ryeministri Edi Rama ka përcjellë një thirrje publike për gratë dhe vajzat në të gjithë vendin, duke i ftuar të kryejnë kontrolle parandaluese.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama theksoi rëndësinë e mamografisë si një mjet jetik për zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit, duke rikujtuar se kjo shërbim ofrohet falas në të gjitha poliklinikat dhe spitalet rajonale në Shqipëri.

Mirëmëngjes dhe me thirrjen e përvitshme në çdo TetorRozë për të gjitha gratë dhe vajzat që të marrin fare pak kohë për t’u kujdesur për veten, duke bërë mamografinë falas në rrjetin e poliklinikave dhe spitaleve rajonale në vend, ju uroj një muaj të mbarë.

Fushata e Tetorit Rozë synon të rrisë ndërgjegjësimin për parandalimin dhe diagnostikimin e hershëm të kancerit të gjirit, një ndër sëmundjet më të përhapura tek gratë në mbarë botën. 

Autoritetet shëndetësore dhe institucionet publike vijojnë të inkurajojnë çdo grua që të mos e neglizhojë shëndetin dhe të përfitojë nga shërbimet falas të ofruara në këtë muaj sensibilizues.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy